Shokuese në Brazil, ish-ekipi i Pele e Neymar bie nga kategoria për herë të parë në histori

schedule16:03 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 16:03 - 7 Dhjetor, 2023

Padyshim është një nga ekipet, që ka shkruar historinë në futbollin brazilian. Bëhet fjalë për skuadrën e Santos, e cila për herë të parë, në historinë 111-vjeçar të klubet do të luajë në Kategorinë e Dytë profesioniste, në Brazil, duke zhgënjyer jo pak tifozët e një prej klubeve, më të mëdha në Amerikën e Jugut.

Ish-skuadra e “legjendës” Pele, apo edhe i emrave të tjetër të mëdhenj, të futbollit botëror, si Robinho, Neymar e Rodrygo u mposht në “shtëpi”, orët e para të mëngjesit, të kësaj të enjteje, nga skuadra e Fortaleza, me rezultatin 2 me 1, në përballjen e vlefshme për javën e fundit të Serie A braziliane, duke e mbyllur përfundimisht kampionatin në vendin e 17 me 43 pikë, 1 më pak, se Bahia e vendit të 16-të e 2 më pak se Vasco de Gama e një vendi më lart.

Tashmë, pas rënies nga kategoria, të ish-“Bardhezinjve”, të “O’Rei”, vetëm 2 ekipe të tjera nuk kanë pësuar kurrë një shok të tillë, në futbollin brazilian, Sao Paolo e Flamengo. Ndërkq, në krahun tjetër, Palmeiras është shpallur për herë të 12-të kampione e Brazilit, me golin e Endrick, që mjaftoi, në barazimin, 1 me 1, ndaj skuadrës së Cruzeiro. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!