Shokuese/ Gruaja shtatzënë akuzohet për vrasjen e 13 personave

schedule10:20 - 28 Prill, 2023

schedule 10:20 - 28 Prill, 2023

Policia tajlandeze ka akuzuar një 30-vjeçare të dyshuar për vrasjen e njerëzve duke i helmuar me cianid, pasi numri i viktimave të dyshuara arriti në 13. E reja, gruaja e një oficeri policie, u arrestua të martën në Bangkok për vrasjet, të cilat besohet se janë kryer gjatë tre viteve të fundit.

“Hetimi i autoriteteve tani është fokusuar në vdekjet e dyshimta të të paktën 13 personave që nga viti 2020,” tha zëvendës shefi i policisë kombëtare Surakate Hakparn.

Sipas policisë motivi i saj besohet të jenë paratë. E reja, e cila është në muajin e katërt shtatzënë, tashmë ishte diagnostikuar se vuante nga probleme psikiatrike, sipas policisë.

Policia nuk ka specifikuar numrin e vrasjeve për të cilat dyshohet ajo, ndërsa e akuzuara ka mohuar akuzat. Autoritetet gjetën atë që ata besojnë të jetë cianid në shtëpinë e saj dhe dyshojnë se ajo vrau viktimat e saj duke vendosur helm në atë që hanin ose pinin.

Pas ekzaminimeve rutinë mjekësore për të burgosurit, autoritetet e burgjeve konfirmuan se e dyshuara është shtatzënë në muajin e katërt dhe vuan nga stresi, probleme me shikimin dhe dhimbje koke.

Policia dyshoi fillimisht se 30-vjeçarja vrau shoqen e saj në provincën Ratchaburi, në perëndim të Bangkok, dy javë më parë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!