Nga viti 1969 deri në vitin 2003, shumë adoleshentë të pastrehë janë abuzuar seksualisht për të zbatuar teorinë e seksologut dhe profesorit të universitetit, Helmut Kentler, shkruan Corriere Della Serra.
“Krimet vështirë të imagjinohen”, tha senatori i këshilli të Berlinit i cili po merret me çështjen. Dhe në fakt është e paimagjinueshme dhe e pabesueshme se si mund të ketë vazhduar kaq kohë, nga viti 1969 deri në 2003 shumë adoleshentë të pastrehë iu besuan pedofilëve tashmë të dënuar, në bindjen se ata ishin “prindër të përkryer kujdestar”.
Kjo ishte teoria e seksologut dhe profesorit të universitetit Helmut Kentler, të bindur se “kontakti seksual midis fëmijëve dhe të rriturve nuk është i dëmshëm” dhe këmbëngul për një “emancipim të edukimit seksual” i cili bazohej në premisën se fëmijët janë qenie seksuale që kanë të drejtë të shprehin seksualitetin e tyre, raporton abcnews.al
Vlerësimet dhe hetimet
Administrata e Senatit të Berlinit për arsimin, rininë dhe familjen u mor me këtë çështje në vitin 2016, e cila kërkoi një raport për rastin nga Instituti Gottingen dhe më pas kërkoi një ekip hulumtimi të Universitetit Hildesheim rreth abuzimit.
Studiuesit, pasi analizuan dokumentet dhe intervistuan disa nga viktimat, publikuan një raport këtë javë që akuzon autoritetin publik për abuzimin e fëmijëve gjatë “eksperimentit Kentler”, raporton abcnews.al
Hetimi nga Universiteti i Hildesheim zbuloi ekzistencën e një “rrjeti që kaloi nëpër institucione arsimore shkencore, veçanërisht në vitet 1960 dhe 1970, duke filluar nga Zyra e Shërbimit të Rinisë Shtetërore deri te zyrat individuale të kujdesit për të rinjtë të rrethit në Berlin, ku u pranuan dhe u mbrojtën pedofilë.
Rrjeti i pedofilisë
Kentler “respektohej kudo”, madje “inkurajoi dhe mbështeti abuzimin seksual dhe keqtrajtimin e fëmijëve”, tha senatorja e Berlinit përgjegjëse për arsimin, Sandra Scheeres (e SPD), e cila u kërkoi falje viktimave.
“Sot është e qartë se Kentler nuk ishte më pak se person i cili gjente fëmijë për pedofilët . Por për një disa ai konsiderohet vizionar dhe një nga seksologët më të rëndësishëm gjermanë “, shpjegon Deutsche Welle.
“Librat e tij për arsimin u shitën shumë dhe ai ishte një ekspert dhe komentator i njohur në radio dhe TV”.
Kentler vdiq në vitin 2008 pa u gjykuar dhe dënuar kurrë për veprimet e tij, ai ishte shef i departamentit të Qendrës Pedagogjike të Berlinit në vitet ’60 dhe ’70 dhe më pas profesor i pedagogjisë sociale në Universitetin Teknik të Hanoverit. Së bashku me një rrjet të bashkëpunëtorëve të tij, ai përdori “ndikimin e tij për të dhënë pedofilëve fëmijë nga jetimoret, institucionet e kujdesit të të rinjve ose shkollat e konviktit në Gjermaninë perëndimore, raporton abcnews.al
“Sipas logjikës së tij kriminale, “adoleshentët problematikë, të cilëve u janë besuar pedofilëve, do të ishin integruar më lehtë në shoqëri, sepse vetëm baballarët adoptues pedofil mund ti mbanin dhe ti donin këta fëmijë dhe adoleshentë”.
Frankfurter Allgemeine Zeitung (Faz) ishte një pedofil i identifikuar prej tij, madje edhe me precedentë për krime seksuale.
Një prej tyre ishte Fritz H. të cilit u besuan dhjetë djem nga 1973 deri në 2003. Midis tyre Marco dhe Sven, të cilët denoncuan abuzimet publikisht: “Ata shkatërruan jetën tonë”, tha Marco, tani 40 vjeç në Deutsche Welle . “Është një gjë që nuk kalohet kurrë, shtoi Sven.”/ Përktheu Sonila Backa – abcnews.al