Sadio Mane luajti dy sezone te Southampton, përpara se të kalonte te Liverpool në verën e vitit 2016. Te “Shenjtorët” kishte një raport fantastik me Victor Wanyama, mesfushorin shkatërrues nga Kenia, por jo me shokët e tjerë të skuadrës.
Ky i fundit, sot pjesë e Montreal Impact në MLS, zbulon për Madgoat TV një prapaskenë të veçantë në lidhje me sulmuesin e “The Reds”. “Kur ishte te Southampton, në kohën që trajner ishte Mauricio Pochettino, unë dhe Mane kishim një marrëdhënie shumë të veçantë.
Ishim si vëllezër. Më kujtohet kur Mane më tha një ditë: ‘Më dëgjo, unë mendoj se shokët e skuadrës nuk duan të më pasojnë topin. Ata nuk duan që të shënoj gola.
A mundet të kombinojmë më shpesh së bashku?’ Unë hezitova pak, por pranova. Ia pasoja gjithmonë topin. Sadio është një djalë shumë i mirë, doja që të ishte i drejtë qëndrimi im ndaj tij“, komenton Wanyama. /abcnews.al