“Shokët” në gjendje të dehur përfunduan në vrasje, kush është dhëndri i Qazim Sejdinit

schedule11:36 - 30 Korrik, 2020

schedule 11:36 - 30 Korrik, 2020

Elbasani u trondit nga dy vrasje brenda 12 orëve të fundit. Pas vrasjes së 23-vjeçarit Regis Runaj, mbrëmjen e djeshme, mëngjesin e sotëm është vrarë me sende të forta dhe 40-vjeçari Florian Lamçe.

Policia deklaron se Lamçe mbeti i varë pas një konflikti me dy persona të tjerë pranë qendrës së këtij qyteti.

Personat e përfshirë në konflikt dhe që akuzohen për vrasjen e Lamçes janë  Adriano Hajdari, 42 vjeç,  Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, të cilët aktualisht janë shoqëruar nga policia.

Sipas policisë, personat e përfshirë në konflikt ishin në gjendje të dehur.

Por kush është Sokol Sanxhaktari?

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini është një personazh i njohur për drejtësinë.

LEXO edhe: EMRI/ Vrasja në Elbasan, kush janë dy “shokët” e viktimës, njëri prej tyre dhëndri i ish-kryebashkiakut

Duket se dhëndri i shumëpërfolur i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari është akuzuar se ka kryer një sërë veprash penale por me sa duket gjithmonë i ka shpëtuar drejtësisë.

Ndërkohë Sanxhaktari njihet edhe si miku i afërt i Sokol Celës, ky i fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarjen  që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi” A8, goditi makinën e patrullës së policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

Po ashtu, mbetur vetëm në “thashethemet” mediatike dhe akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari dyshohet se është i përfshirë në grupin kriminal të bandës së Çelës.

Edhe viktima e mbrëmjes së shkuar, Florian Lamçe, është një person me të shkuar kriminale.

Ai ka qenë i hetuar për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin vetëm për “pengim të zbardhjes së të vërtetës” me 3 vite burg.

Ai njihej me nofkën “Flor Qorri” dhe është akuzuar disa herë nga autoritetet për ngjarje të rënda kriminale.

Florian Lamçe është vëllai i Olti Lamçes, i dënuar me 24 vite burg për vrasjen e Almir Canit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të vitit 2012 ndërsa debati mes Lamçes e Canit kishte nisur për një punë të papaguar nga ana e këtij të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!