Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 42-vjeçar, i identifikuar si Angelo Reina, me origjinë nga Valderice, ka vrarë me armë zjarri ish-partneren e tij, Marisa Leo, 39 vjeçe, me origjinë nga Salemi.
Reina i kishte kërkuar ish-partneres një takim për t’u “sqaruar”, në biznesin e familjes, por debati mes tyre agravoi më tej, duke përfunduar me një viktimë. Trupi i pajetë i Marisës u gjet nga policia. Ndërkohë, më vonë u gjet edhe trupi i pajetë i autorit të ngjarjes.
Mësohet po ashtu se, viktima e kishte denoncuar ishin e saj për përndjekje në vitin 2020, por mesa duket kjo nuk ka mjaftuar që asaj t’i marrin jetën në lule të rinisë. Çifti kishte një vajzë trevjeçare, por të dy nuk ishin bashkë prej disa kohësh.
/abcnews.al