Një 54-vjeçar në Divjakë ka përplasur një vajzë 5-vjeçare me makinë.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:10, në fshatin Çermë Sektor kur shoferi Xh. L. banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar të miturën.
Vajza ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat. s.b/abcnews.al/