Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shoferi kap me shpulla policin rrugor në Vlorë

schedule11:18 - 7 Nëntor, 2022

schedule 11:18 - 7 Nëntor, 2022

Një shofer ka rrahur me shpulla një polic rrugor në Vlorë pasi fillimisht nuk iu bind urdhrit të tij për të dalë nga makina dhe për t’i dhënë dokumentet. ABC mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vlorë, ku polici rrugor ka kërkuar nga një shofer që të ndalojë dhe të dalë nga makina, por ky i fundit nuk ka pranuar duke bërë që efektivi të njoftojë Forcat Shqiponja.

Pas mbërritjes së tyre, shoferi agresiv ka goditur me shpulla policing gjatë kryerjes së detyrës duke bërë që të arrestohet menjëherë.

Ndërkohë, efektivi është dërguar në spital ku edhe po mere ndihmën mjekësore pas dëmtimeve të lehta që mësoi. Pas verifikimeve rezultoi se shoferi ishte nën efektin e pijeve alkoolike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!