Shoferi i dehur shqiptar aksidenton për vdekje të riun

schedule10:45 - 27 Maj, 2019

schedule 10:45 - 27 Maj, 2019

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Casilina në Romë, ku një makinë ka përplasur një motor në kryqëzimin e Grande Raccordo Anulare.

Për fat të keq, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një 32-vjeçar i cili po udhëtonte në motor.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por policia ka bërë të ditur se shqiptari i cili po ngiste një makinë tip  “Ford Fiesta”, po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Pas aksidentit, shqiptari një 49-vjeçar është larguan nga vendi i ngjarjes në këmbë duke lënë automjetin aty.

Stafi i ndërhyrjes së shpejtë ishte njoftuar nga shoferë dhe dëshmitarë të cilët kishin parë ngjarjen e rëndë. Edhe pse ndërhynë shpejt, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për shpëtimin e 32-vjeçarit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Ndërsa shoferi shqiptar u arrestua në zonën e Giardinetti, ku agjentët i bënë testin e alkoolit dhe rezultoi pozitiv. Ai akuzohet për “vrasje në rrugë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!