Policia e Fierit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin Alfa Romeo” ka goditur shtyllën e semaforit. Sakaq, pas përplasjes shtylla është rrëzuar dhe ka goditur lehtë në këmbë një këmbësor që ndodhej aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Shesh Turizmi”.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 34 vjeç, banues në Fier pasi në vendin e quajtur “Shesh Turizmi”, Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Alfa Romeo” ka goditur shtyllën e semaforit e cila është rrëzuar dha ka goditur lehtë në këmbë shtetasin K. L., i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al