Shoferi i autobusit frenon papritur në Itali, pasagjeri godet kokën dhe vdes

schedule14:35 - 27 Shtator, 2024

schedule 14:35 - 27 Shtator, 2024

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Montesilvano Marina të Italisë, ku frenimi i papritur i një autobusi shkaktoi vdekjen e një pasagjeri.

Autobusi u detyrua të frenojë papritur për shkak të daljes së një makine nga një rrugë anësore.

Burri 66 vjeçar, me gjasë në këmbë në momentin e ngjarjes, u rrëzua, goditi kokën në një cep dhe për pasojë ndërroi jetë.

Disa pasagjerë të tjerë u plagosën./abcnews.al