Një makinë është futur brenda një lokali në Librazhd mëngjesin e sotëm, pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin.
Burime bëjnë me dije për ABC se shoferi i automjetit me targa AA290IC po dërgonte fëmijën në shkollë në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lokalin përballë saj.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se drejtuesi sapo kishte marrë patentën pasi në xhamin e pasmë është stampuar edhe një njoftim “shofer i ri”.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërkohë që do të bëhet edhe nxjerrja e automjetit nga zona përpara lokalit. m.v/Abcnews.al