Një imazh i jashtëzakonshëm i Diellit është kapur në kohën e duhur për Halloween. Imazhi i publikuar nga NASA tregon Diellin që ka një ngjashmëri me një fener. Agjensia hapësinore e krahasoi imazhin diellor me një “kungull gjigand lundrues hapësinor”.
“Rajonet aktive duken më të ndritshme sepse ato janë zona që lëshojnë më shumë dritë dhe energji – shënjuesit e një grupi intensiv dhe kompleks të fushave magnetike duke qëndruar pezull në atmosferën e diellit.
Kjo imazh bashkon dy grupe gjatësi vale në 171 dhe 193 angstrom, tipike të ngjyrosura në ar dhe të verdhë, për të krijuar një pamje veçanërisht të ngjashme me Halloween.”, shkroi agjensia hapësinore. /abcnews.al