Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Shmangu përplasjen me furgonin, maunia me targa serbe përmbyset në arën në anë të rrugës

schedule08:57 - 19 Gusht, 2020

schedule 08:57 - 19 Gusht, 2020

Një maune ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e njohur si Pishkash.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se maunia me targa serbe NP-100 KX e cila udhëtonte drejt Shqipërisë ka shmangur përplasjen me një furgon me targa maqedonase LI-31IG në kthesën e Pishkashit, e për pasojë është përmbysur në arën në anë të rrugës.



Të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë mjekimin në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!