Një maune ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e njohur si Pishkash.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se maunia me targa serbe NP-100 KX e cila udhëtonte drejt Shqipërisë ka shmangur përplasjen me një furgon me targa maqedonase LI-31IG në kthesën e Pishkashit, e për pasojë është përmbysur në arën në anë të rrugës.
Të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë mjekimin në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al