Shmanget tragjedia në Koman/ Makina e dy turistëve gjermanë del nga ura, banorët i shpëtojnë

schedule11:17 - 21 Tetor, 2024

schedule 11:17 - 21 Tetor, 2024

Dy turistë gjermanë kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e së dielës në aksin Koman – Vau i Dejës.

Automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga ura duke rrezikuar të përfundojë në një humnerë mbi 30 metra dhe në ujërat e liqenit.

Kanë qenë banorët e zonës që iu kanë ardhur në ndihmë turistëve, të cilët u nxorën nga makina.

“Kanë përfunduar në greminë. Kanë qenë banorët që kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistëve gjermanë dhe më pas me një eskavator kanë nxjerrë edhe makinën. Ky është aks rrugor që nuk është vënë dorë në të pavarësisht se ka fluks të lartë turistësh. Ka mungesë të sinjalistikës, është aks rrugor me shumë kthesa.“, raportoi gazetari Simon Shkreli./abcnews.al