Shmanget tragjedia në Athinë, avioni me 248 pasagjerë pësoi defekt me frenat pak para uljes

schedule11:59 - 26 Shtator, 2021

schedule 11:59 - 26 Shtator, 2021

Autoritetet në aeroportin e Athinës kanë shmangur një tragjedi. Ata ishin në gatishmëri të lartë, pasi një avion Airbus A333 raportoi një dështim të frenave pak para uljes.

Sipas Brigadës së Zjarrit, forcat e saj u vendosën në gjendje të jashtëzakonshme dhe zbatuan protokollin përkatës në Aeroportin Eleftherios Venizelos, përcjell abcnews.al.

Avioni Delta po fluturonte nga Atlanta në Athinë. Ambulancat shkuan në vendngjarje. Ndërsa avioni arriti të ulet në mënyrë të sigurt në orën 10.56 të mëngjesit, sipas orës greke.

Treguesi i gabimit i raportuar ishte mbinxehja e frenave dhe raportimi në Kullën e Kontrollit u bë pak para fillimit të procesit të uljes. Avioni kishte 248 pasagjerë dhe ekuipazh.

Më poshtë imazhet nga Flightradar me rrjedhën e avionit dhe pozicionin e tij në “El. Venizelos” pas uljes:

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!