Shmanget sulmi terrorist në Maqedoninë e Veriut

schedule18:15 - 16 Shkurt, 2019

schedule 18:15 - 16 Shkurt, 2019

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate ka njoftuar për parandalimin e sulmeve terroriste në disa zona të vendit. Deri tani nuk ka asnjë detaj për aksionet e policisë.

Sipas një komunikate mbrëmë vonë të MPB-së thuhet se policia ndërmori masa operativo-teknike dhe bastisje në disa lokacione lidhur me plane dhe qëllime potenciale për kryerje të aktit terrorist në territorin e vendit nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetës të organizatës terroriste ISIS.

“Ministria e Punëve të Brendshme, pas njohurive operative të këmbyera paraprakisht me një vend partner, lidhur me plane dhe qëllime potenciale për kryerje të aktit terrorist në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetëse të SHI-së, zbatoi masa operativo-teknike me qëllim të identifikimit të organizuesve të mundshëm dhe kryerësve potencial të sulmit. Me qëllim të pengimit të sulmit terrorist dhe realizimit të funksionit preventiv, Ministria e Punëve të Brendshme përpunoi plan të masave dhe aktiviteteve, për çka siguroi urdhëra adekuate për zbatimin e tyre”, informojnë nga MPB.

Një orë pas komunikatës së MPB-së, ambasada e SHBA-ve në Shkup dërgoi paralajmërim sigurie dhe kujdesi për shtetasit amerikan që janë në Maqedoni

“Organizatat terroriste dhe individë të inspiruar nga ideologji terroriste janë të vendosur të sulmojnë civil, përfshirë edhe shtetasit amerikan jashtë vendit. Terroristët po shfrytëzojnë metoda më pak të sofistikuara për të kryer sulme në vende publike, si me pistoleta, automjete dhe armë të ftohta. Sulmet terroriste dhe incidentet e tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa shtetasit e SHBA-së inkurajohen që të mbajnë nivel të lartë të gatishmërisë”.

Ndryshe, dje pasdite Zjarrfikësit e Shkupit ishin thirrur të intervenojnë në ambasadën e SHBA-së në Shkup. Por, pas kontrolleve është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm, pasi gabimisht është kycur alarmi kundër zjarrit. Nuk dihet nëse rasti është i ndërlidhur me komunikatën e MPB-së, ku thuhet, se në bashkëpunim me një vend partner, është parandaluar një sulm terrorist nga ana e Shtetit Islamik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!