Shkurtohen proçedurat për punonjësit e huaj që vijnë në Shqipëri

schedule17:02 - 11 Shkurt, 2023

schedule 17:02 - 11 Shkurt, 2023

Personat e huaj që do të vijnë në Shqipëri për të punuar do paisen me leje  brenda 2 javëve. Erjona Gaxho specialiste sektori për  migracionit dhe marrdhëniet e punës pranë Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive   thekson se për të lehtësuar procedurat tashmë do ketë vetëm  një leje unike për të cilën do bëhet vetëm një aplikim.

Biznesi fason e ka vlerësuar një nismë të tillë .Florian Zekja thekson se deri më tani i është dashur  që të aplikojnë në disa institucione dhe marja e lejës zgjaste deri në disa muaj.

Në 2022 në Shqipëri janë regjistruar rreth 8 mijë të huaj që kanë ardhur për të punuar.Sektori  i ndërtimit dhe  i industrisë përpunuese rezulton se ka numrin më të lartë të  punonjësve të huaj.

Zekja thekson se  kanë marë staf kryesisht  nga Bangladeshi,Nepali,Mali dhe Pakistani.

Të huajt që duan të punojnë apo jetojnë në Shqipëri, tashmë për lejen unike mund të aplikojnë online në  e-Albania./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!