Shkupi triumfon me “tris” ndaj Borec, Sileks befason Shkëndijën në shtëpi

schedule16:52 - 3 Tetor, 2020

schedule 16:52 - 3 Tetor, 2020

Shkëndija nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Sileks, një rezultat aspak i kënaqshëm për kuqezinjtë tetovarë. Madje, Sileks luajti për më shumë se 30 minuta me një futbollist më pak.

Besart Ibraimi shënoi në minutën 25-të, ndërsa Djuric barazoi në të 44-ën. Shkëndija lë dy pikë në shtëpi, ndërsa Sileks largohet me një rezultat tepër pozitiv.

Shkupi ka shkatërruar me rezultatin 3-0 ekipin e Borec. Darboe shënoi dopietë, ndërsa Ademi vulosi rezultatin final të sfidës me golin e tij në minutën e 83-të./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!