Shkupi shpall persona non grata tre diplomatë rusë

schedule14:25 - 16 Shtator, 2023

schedule 14:25 - 16 Shtator, 2023

Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme (MPJ) konfirmoi të shtunën se tre diplomatë rusë janë shpallur persona të padëshirueshëm. Ministria bëri të ditur se më 12 shtator kishte thirrur ambasadorin e Federatës Ruse në Shkup për t’ia dorëzuar notën diplomatike.

Vendimi, sipas MPJ-së është marrë pas njoftimeve nga autoritetet kompetente për aktivitete të diplomatëve që bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Njoftimi për vendimin u bë i ditur në platformën X, i njohur më parë si ‘Twitter’, të premten pasdite nga Ambasada Ruse. Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova shkruante në rrjetet sociale se shpallja si ‘persona non grata’ e diplomatëve rusë nga autoritetet në Shkup ishte bërë pa sqaruar arsyen e këtij vendimi. Ajo e cilësoi këtë si një akt armiqësor dhe të papërgjegjshëm, ndërsa thekson se “kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Maqedonia e Veriut edhe në të kaluarën ka dëbuar diplomatë rusë, qoftë duke u solidarizuar me vendimet e Bashkimit Evropian, apo në bazë të njoftimeve për veprimtarinë e tyre të palejueshme në vend./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!