Shkup, shpëtohen katër persona që u bllokuan në teleferikun e Vodnos

schedule08:55 - 26 Nëntor, 2023

schedule 08:55 - 26 Nëntor, 2023

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se katër persona, përfshirë një fëmijë trevjeçar janë shpëtuar pasi ishin bllokuar në një teleferik në Vodno të shtunën.

Fillimisht u raportua se personat kanë mbetur të bllokuar në teleferik në mungesë të energjisë elektrike. Por, energjia elektrike ishte rikthyer dhe të katërtit kishin arritur lartë në Vodno, por nuk pati mundësi të zbrisnin poshtë shkaku i stuhisë e po ashtu u ndal sërish energjia elektrike.

Në mesin e të ngujuarve ishte edhe një shtetas gjerman.

“Zyrtarët policorë nga Njësiti Intervenues i Policisë, Departamenti i Sigurisë së Rrugës dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë shpëtuan katër persona, përfshirë një fëmijë dhe një shtetas gjerman, që kishin mbetur të ngujuar në një kabinë teleferiku, shkaku i motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike. Fillimisht ishte raportuar se personat kanë mbetur të ngujuar në kabinë, por energjia elektrike ishte rikthyer dhe ata arritën lartë në Vodno. Mirëpo, nuk pati mundësi të zbrisnin poshtë për shkak të stuhisë dhe energjisë elektrike. Menjëherë pas raportimit në ora 16:00, zyrtarët policorë nisën aktivitetin për të gjetur dhe shpëtuar personat. Ata zbritën sigurt në Shkup nën përcjellje të zyrtarëve policorë”, thuhet nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!