Shkumbini tallet keq me Gramshin, Butrinti bën detyrën dhe parakalon Maliqin

schedule17:38 - 1 Maj, 2021

schedule 17:38 - 1 Maj, 2021

Garë e fortë dhe rivalitet i madh në Kategorinë e Dytë, aty ku shumë skuadra po luftojnë fort për t’u “graduar” më lart. Në grupin A ka betejë mes Shkumbinit dhe Sopotit për vendin e parë. Ekipi peqinas siguroi sot një fitore të thellë në shtëpi.

 

Rezultatet e grupit A

8-1 kundër Gramshit, me Lamçen, Nexhën dhe Micin që shënuan nga dy herë. Vendi i parë me 52 pikë dhe një ndeshje më pak se Sopoti ndjekës, që numëron tre pikë më pak. Në vend të tretë Tërbuni, me 40 pikë.

 

Renditja në grupin A

Ekipi pukjan e mbylli në barazim spektakolar 3-3 sfidën shtëpiake ndaj Bulqizës. Shumë gola prodhoi edhe përballja Internacional Tirana-Ada, që përfundoi 4-3 për skuadrën vendase. As Iliria nuk u përmbajt kundër Shënkollit, kundërshtar të cilin e mposhti 5-2.

Valbona triumfoi 2-0 në fushën e vet kundër Luzit 2008, ndërsa i vetmi sukses në transfertë erdhi nga Klosi, që mori tre pikët pas fitores 0-1 me Mirditën, falë golit të Xhikës në pjesën e parë. Në grupi B u luajt vetëm një ndeshje.

 

Renditja në grupin B

Butrinti nuk gaboi në shtëpi kundër Gramozit. Skuadra nga Saranda fitoi 1-0 falë golit të Dos Santos pas gjysmë ore lojë. Vendasit menaxhuan mirë minutat e mbetura dhe u ngjitën në krye me 53 pikë, dy më shumë se Maliqi ndjekës, që ka luajtur dy ndeshje më pak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!