Një shkumë toksike ka mbuluar lumin Yamuna në New Delhi pasi ujërat e zeza të pa trajtuara dhe mbetjet industriale vazhdojnë të derdhen në këtë rrjedhë ujore.
Pamjet tregojnë shtresa të trasha shkume që mbulojnë pjesë të lumit, ndërsa varkat qëndrojnë përgjatë brigjeve të tij.
Lumi Yamuna është një nga lumenjtë kryesor në Indi dhe segmenti që kalon përmes kryeqytetit konsiderohet ndër më të ndoturit, për shkak të derdhjes së ujërave të zeza urabane dhe mbetjeve industriale.
Shkuma toksike zakonisht formohet nga përzierja e kimikateve, detergjentëve dhe materieve organike, veçanërisht gjatë niveleve të ulëta të ujit. Kjo ndotje përbën rrezik serioz për shëndetin publik, duke shkaktuar probleme të lëkurës dhe sëmundje respiratore për banorët që jetojnë pranë lumit.
Autoritetet e vendit kanë ndërmarrë disa iniciativa për pastrimin e lumit, por problemi vazhdon për shkak të urbanizimit të shpejtë dhe menaxhimit të dobët të mbetjeve.


