Shkullaku në “Log.”: Kanë kaluar 30 vjet, por s’kanë ndryshuar shumë gjëra

schedule22:34 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 22:34 - 7 Dhjetor, 2020

Historiani Neritan Ceka i ftuar në studion e Log. me gazetarin Endri Xhafo është shprehur se me lëvizjen e dhjetorit nuk pati reforma të mirëfillta dhe sundim të së djathtës kjo solli dhe trazirat që ndodhën në ’97.

Ish studenti i dhjetorit të ’90, Blendi Gonxhe,  i ftuar në emisionin Log. në ABC është shprehur se është tërhequr dhe nuk është bërë pjesë e partisë pasi pa dhunën që ushtrohej në sallën e mbledhjes.

Takimi atje përfaqësonte mendësinë tonë dhe jo Sali Berishën, unë jam i lumtur që nuk kam qenë në atë sallë, Gramozi ka qenë një person kurajoz, unë e kam thënë se problemi më i madh që ndodhi pas. Ne nuk kemi qenë armiq të një force demokratike por ne kemi qenë e vetmja nuancë politike e asaj force që e cila e humbi një gjë të tillë. Unë nuk mund të rrija asnjë sekondë më shumë që dhuna u bë rend dite në atë sallë me 15 janar ’91. Ne nuk jemi sjellë të gjithë njëlloj në momentet më të rëndësishme të këtij 30 vjeçari”, ka thënë Gonxhe në Log.

Nga ana tjetër gazetari Armand Shkullaku në fjalën e tij në panelin e të ftuarve në Log. është shprehur se dhe pse kanë kaluar 30 vite nga lëvizja studentore e dhjetorit të ’90 nuk ka parë ndonjë ndryshim të madh.

LEXO EDHE: Ish studenti i dhjetorit ’90: Komisariatet vendi më i sigurtë, frika ishte para futjes në Pallatin e Brigadave

Sipas tij PD-ja e asaj kohe ishte më e mirë se PS-ja e vitit 2020 që sërish nuk ka një listë kandidatësh për garë.

Ne nuk kishim ndonjë eksperiencë të madhe demokratike, ishte një parti e sa po formuar dhe një grup prej 7 gazetarësh ne dhamë lëvizjen pasi nuk donim që të na etiketonin si spiunë të Ramiz Alias. Në atë kohë Berisha e cilësonte një person dhe garë ndërsa edhe sot e kësaj ditë në PS-së nuk ka ende një garë, nuk bëhen zgjedhje, arrestohet kundërshtari politik se bën vrap nga liqeni, masa ndërshkimore, nuk duhet të ndodhin ndodhnin në atë kohë, por ne dhe pas 30 vitesh nuk kemi bërë ndonjë ndryshim të madh.Një pjesë nga ne ka bërë rezistencë një pjesë nga ne është munduar të rrëzojë Berishën, unë nga ’90 deri në ’97 nuk kam pas dhunim të lirisë, ka pas liri për të bërë atë që ndjen, kam pas shumë liri, tashmë është trishtim i madh tashmë që nuk gjen një lider, por kemi një fenomen spiropalizimi, ky është shqetësim për të gjithë, Në 8 vjet s’kemi gjetur një mendim kundër, po shkojmë më keq. Tashmë nuk guxo njeri të flisje, në atë kohë guxoje dhe e e thoje”, është shprehur Shkullaku.

Ndërkohë ish ministri Mustafaj është shprehur se është e vërtetë që duhej të bëhej një analizë e mirëfilltë rreth asaj çfarë kishte ndodhur ose jo me lëvizjen e dhjetorit të ’90-ës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!