Shkulën derën e pallatit në Korçë, kapen dy hajdutët “serialë”

schedule13:48 - 26 Tetor, 2021

schedule 13:48 - 26 Tetor, 2021

2 hajdutë janë arrestuar në Korçë pasi kanë vjedhur derën e një pallati. Njëri prej tyre rezulton se është autor i disa vjedhjeve .

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. S., 38 vjeç dhe V. B., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 10, Korçë, kanë vjedhur derën e përbashkët të një hyrjeje pallati”, thotë policia.

VB., është autori i dyshuar edhe i tre vjedhjeve të tjera:

  • Më datë 02.09.2021, në bashkëpunim me një person tjetër, ka vjedhur 6.000 lekë, tek arka e hedhjes së kontributeve në Kishën “Ringjallja e Krishtit”, Korçë.
  • Më datë 07.10.2021, në lagjen nr. 17, Korçë, ka vjedhur sende metalike dhe kabuj elektrikë.
  • Më datë 13.10.2021, në lagjen nr. 3, Korçë, në bashkëpunim me shtetasin E. Z.(i arrestuar më parë) ka vjedhur një objekt antik prej bakri me vlerë 30.000 lekë, në banesën e shtetases M. A.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.