Një banesë është shkrumbuar këtë të premte në lagjen muzeale të Gjirokastrës.
Policia bën me dije se flakët e zjarrit kanë shkrumbuar banesën e shtetasit S.M.,në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër
Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Në datën 15.04.2022, rreth orës 10:20, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit S. M.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nuk ka persona të dëmtuar’, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al