Shkrumbohet nga flakët kancelaria në Kamzë, dyshimet e para

schedule08:56 - 7 Maj, 2022

schedule 08:56 - 7 Maj, 2022

Një kancelari është shkrumbuar nga flakët e zjarrit gjatë mesnatës së të premtes në Kamzë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25. Zjarri ka rënë në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga vendosja e ndonjë lëndë plasëse.

Më datë 07.05.2022, në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!