LAZARAT – Një kabinë elektrike është shkrumbuar nga flakët në Lazarat të Gjirokastrës. Si pasoj gjysma e fshatit ka mbetur pa energji elektrike.
Kabina elektrike ishte e vendosur në lagjen Kordhocë pjesa e poshtme e fshatit Lazarat ku njëra prej kabinave u dogj.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH, OSHEE dhe policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e një ngjarjeje që do shkaktonte situate kritike.
Shkaqet e zjarrit po hetohen ndërkohë nga grupi hetimor mësohet se dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një qarku të shkurtër. Situata u vendos nën kontroll sa i takon flakëve të zjarrit.
/abcnews.al/