Shkrumbohen nga flakët rreth 80 shtëpi në Filipine, humbin jetën 8 persona mes tyre edhe fëmijë

schedule11:09 - 2 Maj, 2022

schedule 11:09 - 2 Maj, 2022

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën mes tyre gjashtë fëmijë, pas një zjarri që përfshiu disa banesë pranë kryeqytetit të Filipineve, Manila.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, ku si pasojë e flakëve janë shkatërruar 80 shtëpi.

Zjarri filloi në katin e dytë të një shtëpie në një vendbanim të mbushur me njerëz brenda kampusit të gjerë të Universitetit të Filipineve, në Quezon City.

Oficeri i lartë i zjarrfikësve Greg Bichayda ka bërë me dije se u deshën gati dy orë për të shuar flakët.

“Zjarri u përhap shpejt”, tha Bichayda, duke shtuar se viktimat nuk ishin në gjendje të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij zjarri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!