Sot, fantazisti i Lokomotivës së Zagrebit, Sammir, ka dhënë një intervistë për “Sportske Novosti”, aty ku i thuri elozhe mesfushorit shqiptar, Enis Çokajt. Sipas 33 vjeçarit, meritë absolute për fitoren e Lokomotivës kundër Slaven Belupo, fitore që e çoi ekipin zagrebas në finalen e Kupës së Kroacisë.
Në fjalën e tij, Sammir u shpreh: “Jam shumë i lumtur për arritjen tonë, jemi në finalen e Kupës. Më vjen mirë kur komplimentohem për lojën time, por asistet që jap nuk kanë vlerë nëse shokët nuk shënojnë.
Duhet të komplimentoni Çokajn dhe Tolic, ata janë djem të rinj, me cilësi shumë të mirë dhe që e kanë rritur lojën e tyre në një nivel shumë të lartë. Shkruani për ata, për cilësitë e tyre, jo për mua”, tha 33 vjeçari./abcnews.al