“Shkrirja” e Elbasanit, reagojnë “Tigrat verdheblu”: Ja çfarë ka ndodhur me klubin

schedule14:10 - 21 Shtator, 2022

schedule 14:10 - 21 Shtator, 2022

Tifogrupi “Ultras Tigra verdheblu” reagojnë për lajmin e shkrirjes së klubit historik të Elbasanit. Lajmi për shkrirjen e këtij klubi u përhap me shpejtësi nëpër media, teksa skuadra në fjalë ka fituar 2 herë titullin kampion, dy herë Kupën e Shqipërisë dhe një herë Superkupën.

Mbështetësit e Elbasanit përmes rrjeteve sopciale kanë bërë me dije se skuadra thjeshtë është bllokuar nga Drejtoria e Tatimeve Elbasan për mosshlyerjen e borxheve dhe mungesën e investimeve.

“Pas publikimit të kalendarit 2022-2023 të Kategorisë së Dytë mediat, portalet dhe gazetat postuan një lajm ku flitej për shkrirjen e ekipit historik “KF ELBASANI 1913” gjithashtu humbjen e trofeve të tij gjë që nuk është e vërtete.

Si në deklaratën e mëparshme, ju informojmë se ekipi “KF ELBASANI 1913” nuk është i shkrirë, por i BLLOKUAR nga Drejtoria e Tatimeve Elbasan. Pra, Elbasani ynë historik e ka ende historinë dhe trofetë, por ndodhen të bllokuara për shkak të borxheve të pashlyera dhe mosinvestimit në të.

Në ekstratin e nxjerrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit mund të lexoni informacionet e ekipit privat (Elbasani 1913) i themeluar më datë 24.09.2020, pra ekipi me 2 vite krijim dhe jo ekipi historik i 1913.

Ekipi privat i (Elbasanit 1913) me vit krijimi “2020” është ekipi i shkrirë dhe jo ai i “KF ELBASANIT” 1913.

Ju lutemi të mos përhapni informacione të pasakta dhe të mos luani më me ndjenjat e një qyteti që e do sportin dhe futbollin.

“Tigrat Verdheblu”, 21.09.2022”, kanë shkruar tifogrupi i Elbasanit.

/f.a/abcnews.al