Shkrin “çatia e botës”, humbet 8 miliard ton ujë në vit

schedule11:18 - 20 Qershor, 2019

schedule 11:18 - 20 Qershor, 2019

Akullnajat në Himalaje po shkrihen me një shpejtësi shqetësuese. Nga viti 2000 e deri tani është dyfishuar sasia e akujve të shkrirë – thënë më saktë gjysmë metri në vit. Nga viti 2000 deri në 2016 janë shkrirë 8 miliard akull. 

Që nga viti 2000 e deri më sot është dyfishuar sasia e akullit të shkrirë në Himalaje si pasojë e ngrohjes klimatike. Fenomeni i shkakton humbjen akullnajave në Himalaje të rreth 8 miliard ton ujë në vit, ose thënë ndryshe 3.2 milion pishina olimpike. Të dhënat janë zbuluar nga një studim i bazuar në 40 vjet vëzhgimesh satelitore, të publikuar nga “Science Advances” dhe koordinuar nga Xhoshua Maurer, i Kolumbia University të Nju Jork.

Sipas tij akullnajat mund të kenë humbur deri në ¼ e masës së tyre në katër dekadat e fundit. Himalajet mbulohen nga 6000 miliard ton akull dhe shumë studime të reja tregojnë se po shkrihet. Për studimin janë përdorur të dhëna që janë mbledhur me satelitë spiunë të kohës së Luftës së Ftohtë në Indi, Kinë, Nepal dhe Butan – dhe përqendrohet në analizën e rreth 650 akullnajave që shtrihen për 2 mijë kilometra nga perëndimi në lindje.

Duke analizuar akullnajat, u zbulua se që nga viti 1975 deri në vitin 2000, janë humbur një mesatare për rreth 25 centimetra akull çdo vit, por që nga viti 2000 deri tani, humbja është përshpejtuar deri në gjysmë metri në vit.

Pra nga viti 2000 deri në 2016, çdo vit janë shkrirë 8 miliard ton akull./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!