Kur na ndajnë vetëm pak orë nga mesnata kur është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj zbulon disa emra surprizë që pritet që të jenë pjesë e ekipit të Lulzim Bashës.
Kështu shkrimtarja Flutura Açka pritet që të kandidojë për PD-në në Elbasan, analisti Agron Gjekmarkaj në Lezhë dhe zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa në Vlorë. Në Kukës do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela./ db/ Abcnews.al