Shkrimtari shqiptar fiton betejën me COVID: Përulem dhe bie në gjunjë para mesazheve tuaja

schedule11:10 - 17 Shtator, 2020

schedule 11:10 - 17 Shtator, 2020

Koronavirusi prej muajsh është kthyer në sfidë për gjithë të gjithë botën. Shkrimtari dhe botuesi shqiptar, Mark Simoni, ka treguar në lidhje me sfidën e tij me këtë sëmundje.

Simoni përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se pas 40 ditesh shtriminë spital më në fund  ka fituar betejën për jetë a vdekje me koronavirusin.

Në postimin e tij ai shkruan se ajo që i jepte kurajo në të gjithë këtë sfidë kanë qenë mesazhet e miqve që i jepnin dritë në të gjithë atë errësirë që ndodhej.

Postimi i plotë:

PA ETIKË? ….

U ktheva. Një kthim i vështirë, duke dalë nga tuneli i errët i sëmundjes, vetëm një çast larg, ku unë isha fare pranë të bërit banor i një realiteti tjetër. Kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime.

Sa herë më është kujtuar një poezi, mos gaboj e Din Mehmetit TË VEGJËL SPITALET / Dhomat janë shumë të vogla, koridoret krejt të ngushtë, për t’i shpëtuar VDEKJES.

Ndoshta kjo fjalë e rëndë duhet të mos përdoret për arsye etike. Por edhe më etike se vetë etika është e vërteta. COVID është një Inteligjent i Zi, një rrezik kaq i madh e potencial, sa vetëm ajo fjalë paraqet rrezikun e tij të vërtetë.

Ndaj dhe ne si Shtëpi Botuese MUZGU, në alarm dhe respekt të mbrojtjes nga kjo flamë, kemi dhuruar rreth 200 maska të personalizuara, si një gjest për t’i rënë këmbanave të rrezikut.

Të vetmit në atë terrin tim prej 40 ditësh në spital, që më jepnin dritë dhe iluminim ishin qindra e qindra mesazhet tuaja që më vinin si bekim. Përulem dhe bie në gjunjë, para mesazheve, përshëndetjeve dhe urimeve tuaja, që më dhanë aq shumë frymë sa vetëm vetja ime e di dhe e ndjen.e.su./abcnews.al

https://www.facebook.com/mark.simoni.758/posts/2805823552980085

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!