Shkrimtarët pelegrinazh të heshtur për At Gjergj Fishtën  

08:05 | 30/12/201908:050

Në nder të 79 vjetorit të ndarjes nga jeta të At Gjergj Fishtës, shkrimtarët do ta mbajnë një pelegrinazh.

Për të folur për këtë ishte i ftuar në studion e Enkel Demit, në “Abc-ja e mëngjesit”, poeti Rexhep Shahu.

Poeti mes të tjerah u shpreh se pelegrinazhi do të zhvillohet në heshtje, si shenjë proteste për ato që nuk kemi bërë për Gjergj Fishëtn.

“Do shkojmë në Fishtë me hesht për Fishtën. Fishta është sot ende i papranuar. Për Fishtën në vitet e demokracisë flitet, por ende nuk ka një fishtologji. Është shkrimtari i parë shqiptar i propozuar për çmim Nobel. Është shkrimtari i parë shqiptar i njohur ndërkombëtarisht. Unë i kam propozuar Presidentit të paktën të ketë një çmim “Gjergj Fishta”. Ia kam thënë presidentit Nishani, ai e priti shumë mirë, por ishte në fund.

Ne nuk i kemi çfarë ti themi Fishtës dhe shkojmë dhe heshtin. Duke heshtur shkrimtarët hesht pjesa themeltare e shoqërisë. Kur shkrimtarët se nuk kanë çfarë ti thonë Fishtës, ndjehen borxhlinj ndaj Fishtës, heshtin”, u shpreh poeti.

Shkrimtari i madh shqiptar u nda nga jeta më 30 dhjetor të vitit 1940 në spitalin civil të Shkodrës./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono