Shkrimi i “The Guardian”: Banjat e Bënjës mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Evropë

schedule12:41 - 18 Nëntor, 2023

schedule 12:41 - 18 Nëntor, 2023

Kabinat e saunave në plazhe dhe banjat termale luksoze në terrene janë ndër vendet që udhëtarët dëshirojnë për t’u çlodhur, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “The Guardian”. Banjat e Bënjës të Shqipërisë janë renditur mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Evropë.

Pafundësia e kaltër, Shqipëria

Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë. Ujërat termale të Bënjës, te cilat njihen si Banjat Termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit.

Banjat termale ndodhen pranë lumit Langaricë, një degë e lumit të Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë të Evropës.

Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u mbuluar me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike.

Gjithashtu, vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit shqiptar.

Media britanike “The Guardian” ka publikuar nëntë burimet termale më të bukura natyrore në disa vende të botës:

  • Ujërat termale të Bënjës, Shqipëri
  • Ujërat termale në Edipsos, Greqi
  • Ujërat termale në liqenin Garda, Itali
  • Ujërat termale në “Salt and Ember”, Irlandë
  • Ujërat termale “Széchenyi”, Budapest
  • Ujërat termale në plazhin Porth Tyn Tywyn
  • Ujërat termale në “Caldea spa”, Andorra
  • Ujërat termale në “Moseltherme”, në Traben-Trarbach, Gjermani
  • Ujërat termale në “Cieplice Śląskie-Zdrój”, Poloni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!