Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora

schedule22:33 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 22:33 - 19 Dhjetor, 2025

Pamje të publikuara në rrjete sociale kanë kapur një skenë të pazakontë përgjatë kufirit Arabi-EBA, duke treguar një sipërfaqe të gjerë toke të mbuluar plotësisht nga bora.

Klipi i ndarë në X është filmuar nga një veturë që kalonte përmes peizazhit të bardhë.

Duket mbresëlënëse pasi rajoni zakonisht njihet për klimën e tij të nxehtë dhe jo për peizazhet e mbuluara me borë. Në video, vetura lëviz vazhdimisht nëpër borë, duke nxjerrë në pah shkallën e madhe të terrenit të ngrirë.

Siç raporton Khaleej Times, pjesë të shkretëtirës arabe përjetuan reshje dëbore në Arabinë Saudite dhe Katar. Lindja e Mesme gjithashtu ka parë reshje të dendura shiu në të gjithë rajonin gjatë javës së kaluar.

Ndryshe, banorët e Arabisë Saudite u gëzuan pa masë ndërsa bora ra në të gjithë rajonin, një pamje e rrallë në peizazhin e shkretëtirës. Shumë video të tilla, si dhe foto, kanë qarkulluar në internet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!