Shkreli: Në janar nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës, koha e udhëtimit 19 minuta

schedule13:30 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 13:30 - 29 Dhjetor, 2020

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në ditën e fundit në këtë post, ka deklaruar se në muajin Janar do të nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Shkreli u shpreh se synohet që koha e udhëtimit do të jetë 19 minuta dhe me rëndësi do të jetë se ajo do të përdoret për transportin e mallrave.

“Ne fillim te janarit nisin punimet për hekurudhen Tirane Durres. Po shikohet mundësia që kjo hekurudhë të elektrifikohet. Mendohet që rruga Tiranë-Durrës të bëhet për 18-19 minuta që është kohë e shkurtër. Trenat do bëjnë vajtje-ardhje. Edhe Rinasi do të arrihet shumë shpejt. Objektivi është 9 minuta.

Peshën më të madhe në hekurudhë do ta mbajë spastrimi i mallrave. Ne kemi menduar të shikojmë sa do impaktojë që të bëjmë një plan për autostradën e ardhshme Tiranë-Durrës e cila do të rishikohet pas këtyre punimeve. Me fillimin e vitit fillojnë punimet ka marrë fund procesi burokratik. Ndërsa për çmimin e biletës do të diskutojmë edhe në varësi të kompanisë”, tha Shkreli.

Ditën e djeshme Shkreli u emërua në krye të Institutit të Ndërtimit, pas ndarjes nga jeta për shkak të COVID-19 të Agron Hysenlliut./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!