Shkon të blejë cigare, detaji te 50 euroshi prangos të riun në Mamurras

schedule10:18 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 10:18 - 15 Dhjetor, 2019

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi u kap në flangrancë duke blerë cigare me para të falsifikuara.

Në pranga ka rënë B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras. Sipas policisë,  pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë të riun.

Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Tenton të bleje cigare me lekë të falsifikuara, arrestohet në flagrancë nga Policia

Gjatë kontrollit i janë gjetur e sekuestruar edhe 4 kartmonedha të tjera të falsifikuara, të prerjes 50 Euro

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!