Shkon në tre numri i viktimave nga stuhia në Serbinë veriore dhe qëndrore

schedule16:00 - 22 Korrik, 2023

schedule 16:00 - 22 Korrik, 2023

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga moti i keq dhe me stuhi në Serbi. Mediat e huaja shkruajnë se viktimat janë një 12 vjeçar, një e moshuar dhe një 66 vjeçar.

Sipas mediave fëmija mbeti i vrarë nga goditja elektrike pas një goditje rrufeje në një shtyllë të rrjetit të furnizimit me energji elektrike, në një lagje të qytetit të Novi Sadit.

Burri fatkeq pësoi një vdekje tragjike kur linjat e energjisë ranë në oborrin e shtëpisë së tij në qytetin Batska Palanka. Rrufeja është përgjegjëse edhe për vdekjen e gruas në një fshat të Vojvodinës, e cila vdiq nga mbytja kur shtëpia e saj mori flakë pasi rrufeja goditi një pemë aty pranë.

Stuhia që goditi mbrëmë Serbinë veriore dhe qendrore shkaktoi dëme të rënda materiale edhe në Beograd, ku pemët u shembën në rrugët qendrore, duke shtypur makinat e parkuara.

Kjo është stuhia e dytë që godet Serbinë në 48 orët e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!