Ka shkuar në 974 numri i përgjithshëm i viktimave në rajonin e Nagorni-Karabah në Azerbajxhan, që nga nisja e luftimeve me forcat Azeriane shpërthyen në 27 Shtator.
Ministria e mbrojtjes në Nagorni-Karabah këtë të dielë përmes një deklarate bën me dije se të paktën 11 persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit.
Luftimet për territorin e diskutueshëm janë rritur në nivelin më të keq që nga vitet 1990, kur u vranë rreth 30,000 njerëz./abcnews.al


