Shkon në 96 numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit

schedule12:52 - 14 Gusht, 2023

schedule 12:52 - 14 Gusht, 2023

Numri i të vdekurve nga zjarret në Maui, Hawaii, ka shkuar në 96, ndërsa të afërmit e të zhdukurve kërkojnë me dëshpërim për një shenjë se të dashurit e tyre mund të jenë ende gjallë dhe të mbijetuarit përpiqen të kuptojnë shkallën e shkatërrimit.

Disa ditë pasi ferri shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit bregdetar të Lahaina të martën dhe të mërkurën e kaluar, ekipet e zjarrfikësve u përpoqën të shuanin flakët ndërsa qentë e trajnuar për të zbuluar trupat kërkuan nëpër  rrënojat e qytetit për viktima.

Kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore në Hawaii, duke tejkaluar cunamin që vrau 61 njerëz në vitin 1960.

Është gjithashtu numri më i madh i viktimave nga një zjarr në SHBA që nga viti 1918, kur 453 njerëz vdiqën nga zjarret në Minesota dhe Ëisconsin, sipas të dhënave nga Shoqata Kombëtare e Mbrojtjes nga Zjarri.

Guvernatori i Havait, Josh Green, paralajmëroi në një konferencë shtypi të shtunën se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet. Qentë e trajnuar për të zbuluar kufomat kanë mbuluar vetëm 3 për qind të zonës së kërkimit, tha shefi i policisë së Maui, John Pelletier.

Të afërmit dhe miqtë po kërkojnë ndihmë për të gjetur personat e tyre të zhdukur në rrjete sociale.

Qindra mbeten të zhdukur, megjithëse numri i saktë ende nuk dihet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!