Ka shkuar në 93 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani. Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e vërshimit të ujit të madh në zonën e Rheinland-Pfalz dhe Nordrhein-Westfalen deri më tani kanë humbur jetën 93 persona dhe mbi 1300 të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Sipas përditësimit të fundit mësohet se 43 viktima janë konfirmuar në Nordrhein-Westfalen dhe të paktën 50 në Rheinland-Pfalz.
LEXO EDHE: Situatë kaotike nga përmbytjet në Evropën Perëndimore, qindra të zhdukur në Gjermani
Ndërkaq një zëdhënës i policisë në Koblenz, ka theksuar se frika është se numri i viktimave do të rritet akoma më shumë.
Ndërkohë vërshimi i ujit ka marrë gjithçka që i ka dalë para duke shkatërruar dhe shembur disa ndërtesa në dy zonat ku situata deri më tani është alarmante. e.su./abcnews.al