Shkon në 8 numri i shtetasve britanikë që kanë ndërruar jetë në Ukrainë

schedule20:28 - 14 Shkurt, 2023

schedule 20:28 - 14 Shkurt, 2023

Një shtetas britanik ka vdekur në Ukrainë, ka thënë Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO).

Një zëdhënës i FCDO tha: “Ne po mbështesim familjen e një shtetasi britanik që vdiq në Ukrainë dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale.”

Qeveria nuk ka dhënë më shumë informacion mbi rrethanat e vdekjes. Ky është tani personi i tetë britanik që vdes që nga fillimi i konfliktit.

Në janar, shtetasit britanikë Andrew Bagshaw dhe Christopher Parry u vranë në Ukrainën lindore ndërsa po përpiqeshin për një “evakuim humanitar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!