Janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total 766 numrin e të prekurve. Rastet e reja janë: 9 në Tiranë, 1 në Shkodër, 5 në Krujë dhe një në Berat.
Gjatë 24 orëve të fundit 24 persona i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar në 455 numrin e të shëruarve. Nga 281 pacinentët aktivë vetëm 10% e tyre janë të shtruar në dy spitalet Covid. Ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptomatë lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.
Deri tani 30 qytetarë e kanë humburbetejën me këtë sëmundje. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 tështruar, ku 6 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve:
Bashkia | Tëprekur | Tëshëruar |
Tiranë | 318 | 202 |
Shkodër | 108 | 71 |
Krujë | 102 | 9 |
Durrës | 42 | 38 |
Fier | 37 | 32 |
Kurbin | 31 | |
Korçë | 19 | 18 |
Elbasan | 18 | 15 |
Kukës | 18 | 10 |
Lezhë | 14 | 14 |
Has | 14 | 12 |
Kavajë | 9 | 8 |
Lushnje | 7 | 4 |
Vlorë | 5 | 4 |
Pukë | 5 | 4 |
Mirditë | 5 | 3 |
Rrogozhinë | 4 | 4 |
Tropojë | 4 | 4 |
Berat | 4 | 2 |
Mallakastër | 1 | 1 |
Mat | 1 |
/abcnews.al