Shkon në 68 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Filipine, shuhen shpresat për të mbijetuar

schedule14:21 - 12 Shkurt, 2024

schedule 14:21 - 12 Shkurt, 2024

Ka shkuar në 68 numri i personave të vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Filipine.

Kështu deklaruan autoritetet ndërsa shuhen shpresat për të mbijetuar.

Rrëshqitja e dheut ndodhi të martën mbrëma pranë një miniere ari në qytetin Maco, provincën Davao de Oro, dhe shkatërroi shtëpi dhe makina në të cilat po largoheshin punëtorët e minierës së arit.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për 51 persona. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur Davao de Oro gjatë javëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu dhe duke detyruar shumë familje të largohen nga shtëpitë e tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 1.25 milionë dollarë ndihmë humanitare për komunitetet e prekura në Filipine, tha në një deklaratë ambasada e vendit në Manila.

Gjithashtu, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ofroi dy avionë transporti C-130 për të shpërndarë pako ushqimore në komunitetet e prekura.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!