Shkon në 65 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil

schedule09:27 - 27 Shkurt, 2023

schedule 09:27 - 27 Shkurt, 2023

Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet që goditën Brazilin juglindor një javë më parë kanë shkaktuar të paktën 65 viktima.

“Deri më tani janë konfirmuar 65 viktima”, thanë autoritetet shtetërore të Sao Paulos, 17 gra, 21 burra dhe 19 fëmijë janë identifikuar deri më tani.

Më shumë se 680 mm shi ranë në 24 orë në fund të javës së kaluar në San Sebastião, një vendpushim bregdetar 200 km nga Sao Paulo, dyfishi i reshjeve mesatare mujore  dhe më i madhi i regjistruar ndonjëherë, sipas autoriteteve.

Pasi trupi i viktimës së 65-të u gjet të dielën pasdite, ekipet e shpëtimit përfunduan kërkimet në rrethin Vila Sai të San Sebastián, zona që u godit më së shumti. Qeveria e Sao Paulos nuk u përgjigj kur AFP u përpoq ta kontaktonte për të pyetur nëse hetimet po vazhdonin në vende të tjera.

Mbi 2,400 banorë kanë mbetur të pastrehë. Guvernatori i Sao Paulos, Tarquisio de Freitas, tha të enjten e kaluar se sistemi i paralajmërimit SMS për banorët nuk mund ta kishte parandaluar tragjedinë. Ai premtoi se do të vendosen sirena në zonat me rrezik të lartë dhe se do të ndërtohen banesa të reja për të pastrehët.

Ekspertët ia atribuojnë shkatërrimin, bollëkun e kësaj natyre që shteti më i madh në Amerikën Latine ka përjetuar vitet e fundit, pasojave të ndryshimeve klimatike dhe urbanizimit të pakontrolluar.

9.5 milionë brazilianë jetojnë në zona të ekspozuara ndaj rrezikut të rrëshqitjeve të dheut ose përmbytjeve, shumë prej tyre në lagje të varfëra, të cilave u mungon infrastruktura bazë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!