Shkon në 44 numri i mësuesve aktiv me covid-19 në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se në 48 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin 10 mësues.
Në dy ditët e fundit dy mësues humbën jetën në qarkun e Elbasanit.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për “ABC”, një prej ishte një 62 vjeçar nga Peqini i cili jepte mësim në shkollën “Bishqem” ndërsa humbi jetën nga Covid edhe një mësuese 62 vjeçare, nga qyteti i Elbasanit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Të dy mësuesit e qarkut të Elbasanit vuanin edhe nga sëmundje të tjera.
Në 24 orët e fundit, qyteti i Elbasanit ka regjistruar 24 raste.
n.d./abcnews.al