Ka shkuar në 39 numri i viktimave nga moti i keq dhe nga përmbytjet që kanë përfshirë ditët e fundit Korenë e Jugut.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Sok-gil, këtë të hënë ka kërkuar një përpjekje të gjithanshme për t’u marrë me shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet pas ditëve të shiut të rrëmbyeshëm.
Mes viktimave janë dymbëdhjetë persona që u gjetën të vdekur në një tunel nëntokësor i cili u përmbyt.
Shirat kanë rënë në pjesët qendrore dhe jugore të vendit që nga e enjtja, ndërsa sezoni i shirave, i cili zakonisht fillon në fund të qershorit, arrin kulmin.
Sipas MPB-së, nëntë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 34 të lënduar.
Midis viktimave, 12 u gjetën në një tunel nëntokësor në qytetin Chongqing (qëndror), ku gjithsej 16 automjete, duke përfshirë një autobus, u bllokuan nga përmbytjet e shpejta pasi një argjinaturë u shemb në një lumë aty pranë. Nëntë persona të tjerë u plagosën aty./abcnews.al